Zaharieva: Nuk jemi të gatshëm të miratojmë negociatat për Maqedoninë e Veriut

“Nuk mund t’i mbyllim sytë dhe të bëhemi se nuk shohim se ka probleme me zbatimin e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut”, kështu deklaroi ministrja bullgare për Punë të Jashtme, Ekaterina Zaharieva. Ajo thotë se akoma nuk janë të gatshëm ta miratojnë kornizën për negociatat me Shkupin.

“Ne kemi qëllim të mirë, por nuk mund të bëjmë kompromise që do të vazhdojnë të çojnë në fushatë anti-bullgare. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Bullgarisë”, tha Zaharieva, raporton BGNES.

Ndryshe, prej dje ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, qëndrojnë për vizitë në Berlin të Gjermanisë ku kanë realizuar takim me Zaharievën, me ftesë të ministrit gjerman për Punë të Jashtme, Heiko Maas.

Ndërsa dje BGNES, raportoi se kryeministri bullgar Boyko Borissov e dërgoi Zaharievën në Berlin me qëndrime të forta për Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button