Zaharieva: RMV-ja do të ketë vend në BE kur të jetë e përgatitur, për momentin nuk është

Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë vend në Bashkimin Evropian kur të jetë gati. Për momentin, Bullgaria konsideron se nuk është, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

“Diplomacia bullgare nuk do të lejojë të ndjekë politikë denigrimi të një vendi tjetër, të cilën, për fat të keq, e shohim në Shkup. Ne jemi vend-anëtar i Bashkimit Evropian”, tha Zaharieva për BNT para takimit të sotëm ministror të BE-së, ku pritet të diskutohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Zaharievës, autoritetet në Shkup gabimisht menduan se Sofja do të “detyrohet” ta ndryshojë pozicionin e saj.

Bullgaria, thotë Zaharieva, vazhdon të jetë mbështetëse e zgjerimit të BE-së dhe kjo nuk është vetëm në mënyrë deklarative. I dërgoi këshillë Shkupit të mos heqë dorë nga vështirësia e parë, me të cilën përballet në rrugën e saj drejt BE-së – miratimit të kornizës së negociatave.

“Vështirësitë tani vijnë, procesi nuk është i lehtë. Edhe Bullgaria ka ndjekur të njëjtën rrugë. Pastaj, kur pasionet do të zbuten, përfshirë edhe në Bullgari dhe do të fillohet të mendohet më pak emocionalisht, kur do të ndalojnë së ndërtuari të shtetit, bazuar vetëm në ideologjinë anti-bullgare – atëherë do të marrin shumë më tepër”, tha Zaharieva.

Ajo njoftoi se ka në plan të paraqitet para Parlamentit bullgar dhe të përgjigjet në të gjitha pyetjet parlamentare në lidhje me R. e Maqedonisë së Veriut, pasi u shty të premten e kaluar për shkak të një udhëtimi zyrtar jashtë vendit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button