Zbardhet pas 23 vitesh vrasja e dy vëllezërve në Vlorë, identifikohet autori

Vrasja e dyfishtë e ndodhur në vitin 1998 në Vlorë është zbardhur nga policia shqiptare.
Autori është identifikuar G. S., 47 vjeç, të cilit Gjykatës të Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, mbetën të vrarë me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit B. H. dhe E. H.

Vlorë
Vijon puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në vitin 1998, në Vlorë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë.

Seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit B. H. dhe E. H. Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasit: G.-S., 47 vjeç, të cilit Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Vijon puna intensive për lokalizimim dhe arrestimin e këtij shtetasi.

LEXO EDHE:

Back to top button