Zbrazëtirat ligjore shpëtojnë ministren Angellovska


Bashllëqet në ligj e shpëtuan ministren e Financave Nina Angelovska nga përgjegjësia penale për tërheqjen e depozitave nga Eurostandard Bank. Anëtarët e Antikorrupsionit nuk mund të zbulonin nëse Angelovska kishte marrë informata me kohë nga Banka Popullore se Eurostandard do të likuidohet, dhe kështu ministrja me kohë i tërhoqi paratë e saja. Dokumentacioni që është në duart e Antikorrupsionit ka konfirmuar se ka pasur një takim midis Angelovskës dhe Guvernatores Anita Bezhovska më 19 Mars dhe 30 Prill, por në procesverbalet e atyre takimeve askund nuk thuhet se është diskutuar për problemet e Bankës Eurostandard. Fati i Eurostandard ka qenë në rend dite më katër qershor. Antikorrupsioni nuk i publikoi sot të gjitha datat kur Angelovska i ka tërhequr të gjitha fondet nga kjo bankë. Angelovska pjesën më të madhe të depozitave e tërhoqi në janar, por mbetet e paqartë nëse 100,000 euro janë tërhequr para 4 qershorit, respektivisht para seancës së Komisionit.

“Nuk kemi vërtetuar përgjegjësi penale, por nga aspekti etik e ngrejmë këtë çështje në shkallë të lartë. Tani do të ketë anëtarë të ri në Qeveri dhe për këtë qëllim do të japim rekomandim që të rregullohet dispozitat sidomos memorandumi i bashkëpunimit mes Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave dhe trupat tjerë rregullator, me çka do të shtohen dispozita me të cilat do të rregullohet konflikti i interesave, do të parashihet si të pengohet i njëjti, sidomos momenti që tregon se një bartës i caktuar i funksionit ka mundësi të posedojë me informacione dhe ato t’i shfrytëzojë për leverdi personale- deklaroi Biljana Ivanovska- kryetare e KPK.

Sipas Ivanovskës, personat e zgjedhur dhe të emëruar duhet të evitojnë çfarëdo dyshimi për keqpërdorim të pozitës, pasi opinioni është i ndjeshëm në këto tema. Kurse ministrja e financave Nina Angellovska tashmë ka hedhur poshtë informacionet dhe akuzat se kanë pasur njohuri për falimentimin e bankës Euro Standard dhe për këtë e ka tërhequr depozitin e saj nga banka. Pohon se të gjitha paratë janë ngritur para se të mbahet Komiteti në të cilin është biseduar për bankën. Para dy javëve, Banka Popullore ia mori licencën e punës bankës Euro Standard.  Shkak për këtë është menaxhimi i keq i bankës e cila ka dhënë kredi pa mbulesë përkatëse. Aksionar shumicë i bankës është biznesmeni Trifun Kostovski i cili e akuzoi bankën qendrore se luan lojëra të dyfishta.

Ile Petrevski

 

LEXO EDHE:

Back to top button