Zbulim i ri në Parkun Arkeologjik të Amantias: Mur i panjohur i qytetit të poshtëm

Zbulim i ri në Parkun Arkeologjik të Amantias: Mur i panjohur i qytetit të poshtëm

Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë gjetur një element të panjohur më parë: murin rrethues të qytetit të poshtëm, i cili mendohet të ketë qenë ndërtuar në shekullin III p.Kr. dhe shkatërruar në shekullin VI m.Kr. Ky zbulim i ri ofron informacion të rëndësishëm mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike.

Përveç zbulimit, specialistët kanë kryer edhe ndërhyrje restauruese për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime konservuese mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, duke pasuruar peizazhin arkeologjik të parkut dhe ruajtur trashëgiminë kulturore për brezat e ardhshëm.

Ky projekt jo vetëm që hedh dritë mbi civilizimin ilir, por gjithashtu forcon rëndësinë e Amantias si një nga qendrat kryesore historike të rajonit.

LEXO EDHE:

Back to top button