Zbulim madhështor në qytetin antik romak të Pompeit
Zbulim madhështor në qytetin antik romak të Pompeit

Pas 2000 vitesh fshehur nën shtresa të mëdha hiri dhe shkëmbi vullkanik, një zbulim madhështor është bërë në qytetin antik romak të Pompeit. Arkeologët kanë zbuluar një kompleks banjash private, që konsiderohet ndër më të mëdhatë ndonjëherë të zbuluara atje. Ky vend magjepsës përfshin dhoma të nxehta, të ngrohta dhe të ftohta, një pishinë të madhe dhe vepra arti të jashtëzakonshme. Ky kompleks banjash, që ngjan me një spa moderne, ndodhet në qendër të një rezidence madhështore të zbuluar gjatë dy viteve të fundit. Rezidenca, e cila duket se i përkiste një individi shumë të pasur, është një nga gjetjet më të rëndësishme në qytetin antik. Kompleksi përfshin disa dhoma të ndërlidhura, ku vizitorët do të kalonin një përvojë unike të banjës romake. Koleksioni i sendeve të zbuluara përfshin stoli të hollësishme, si vathë prej ari me perla natyrale, medaljone dhe gurë gjysmë të çmuar. /Alsat.mk