Zbulohet data kur vjen GTA 6

Zbulohet data kur vjen GTA 6

Disa burime nga industria e lojrave pohojnë se seria Grand Theft Auto së shpejti do të marrë një vazhdim të ri.

Loja GTA 6 është ende në zhvillim, dhe Take Two, kompania mëmë e Rockstar Games, do të shpallë zyrtarisht lojën e re më 17 maj.

Hip Hop Gamer së fundmi publikoi një postim dhe foto në Twitter me CEO të Take Two Strauss Zelnick duke thënë se “Grand Theft Auto 6 do të jetë një moment për t’u kujtuar”. Shumë supozojnë se ai është pjesë e lojës ose të paktën ka disa informacione për të.

Një tjetër insajder, Tez2, i cili poston shpesh informacione rreth Rockstar Games, ka zbuluar se përditësimi veror për GTA Online mund të përmbajë ngacmime për lojën GTA 6 dhe është e mundur që ajo të stilohet si loja e ardhshme.

Spekulimet janë vërtitur prej vitesh ndërsa komuniteti i lojërave pret për një lojë të re, dhjetë vjet pas publikimit të GTA V dhe atmosferës së saj të jashtëzakonshme me perëndime të lavdishme të diellit mbi Los Santos.

LEXO EDHE:

Back to top button