Zbulohet një tunel për transportim të drogës që e lidh SHBA-në me Meksikën

Një tunel i madh që çon nga Tijuana në Meksikë deri te një depo në San Diego të SHBA-së është zbuluar nga autoritetet amerikane, raporton BBC.
Gjatësia e tunelit është 531 metra, ndërsa është me shina të hekurudhës, elektricitet dhe sistem ventilimi.
Autoritetet amerikane kanë përcjellë pronën dhe pas një bastisje e kanë zbuluar tunelin.
Po ashtu është konfiskuar sasi e madhe e kokainës, metamfetaminës dhe heroinës.
Gjashtë persona janë arrestuar me akuza për trafikim të drogës.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së për Qarkun e Kalifornisë ka thënë se tuneli ishte i thellë 18 metra.
Prokurorët thonë se kanë parë disa vetura duke qarkulluar nga prona në Tijuana për te depoja në San Diego.
U ndaluan dhe u kontrolluan, ndërsa u konfiskua droga dhe u bënë arrestime.
Kur policët hynë në depo, ata zbuluan tunelin.
Zyra e Prokurorit ka njoftuar për konfiskimin e 799 kg kokainë, 74 kg metamfetaminë dhe 1.5 kg heroinë.
Të dyshuarit janë të moshës 31 deri 55 vjet, dhe mund të përballen me burgim të përjetshëm dhe një gjobë deri 1 milion dollar.
Tuneli i fundit ishte zbuluar në Kaliforni në vitin 2020. Ishte 1313 metra i gjatë. Që nga viti 1993, 90 tunele të tilla janë zbuluar.
