Zbulohet rrjeti i prostitucionit me të mitura në Greqi, mes vajzave të shfrytëzuara dhe 5 shqiptare

Zbulohet rrjeti i prostitucionit me të mitura në Greqi, mes vajzave të shfrytëzuara dhe 5 shqiptare

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm në luftën kundër prostitucionit, në fund të të cilit u vunë në pranga 4 persona, që mendohet se shfrytëzonin dhe disa vajza të mitura.

Gjatë operacionit u ndaluan dhe disa vajza që shfrytëzoheshin nga ky grup në Vyrona, Aigaleo dhe sheshin e Atikës, 5 prej të cilave ishin shqiptare.

Në kuadër të operacionit u identifikuan dhe u arrestuan katër shtetas dy gra 25 dhe 21 vjeçe dhe dy meshkuj 54 dhe 25 vjeç në bazë të akuzës për trafikim të vazhdueshëm të qenieve njerëzore. 25-vjeçarja që thuhet se është në krye të këtij grupi, akuzohet edhe për trafik droge në bazë të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj saj.

Siç thuhet në aktakuzë, nga vera e vitit 2023, 25-vjeçarja ka rekrutuar shtatë vajza të mitura, të cilat kishin mbushur moshën 14 vjeç, pasi më parë kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me to, duke lehtësuar takimet me klientët, me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre në motele në qendër të Athinës.

25-vjeçarja merrte një pjesë të parave nga takimet dhe shpeshherë i shoqëronte vetë në pikat e takimit. Në disa raste, në vend të parave, u jepte viktimave lëndë narkotike.

Ky është rasti i dytë që organet greke brenda 3 muajsh arrestojnë grupe tutorësh që përdorin për prostitucion vajza të mitura. Në janar madje kreu i një grupi të tillë ishte një 31-vjeçare shqiptare.

LEXO EDHE:

Back to top button