Zekirja Shaini: Pas atentatit nuk qëndron bashkëshortja ime Arjeta Adili

Zekirja Shaini: Pas atentatit nuk qëndron bashkëshortja ime Arjeta Adili

Gazetar: Avni Tahiri

Mjeku Zekirija Shahini ndaj të cilit më 7 tetor pati atentat në Kumanovë, u sqarua para opinionit mbi dyshimet dhe bindjet e tij për versionin e ngjarjes. Shahini beson se bashkëshortja e tij nuk është e përfshirë dhe kërkon nga organ ligj zbatuese ta zbardhin të vërtetën.

“Tërësisht i hedh si të pabaza dhe të pavërteta pretendimet se pas këtij akti qëndron bashkëshortja ime, zonja Arijeta Adili. Urgjentisht kërkoj nga organet hetuese që të sqarojë situatën me bashkëshorten time të përfshirë në këtë rast nga ana e tyre, duke respektuar privatësinë tonë familjare, e veçanërisht imazhin zonjës sime Arijeta Adili”, deklaroi Zekirija Shahini, mjek.

Shahini tha se mbetet i gatshëm të bashkëpunon me organet për ta zbardhur të vërtetën, ndërsa për çdo informacion tjetër kërkon që mediat të adresohen në polici dhe prokurori.

“Gjithçka që kam pas të them, e thash në këtë sqarim dhe deklaratë. Për çdo tjetër drejtohuni në prokurori, gjyq dhe polici. Ju lutem respektoni dhimbjen time shpirtërore dhe fizike”, tha Zekirija Shahini, mjek.

Ditën e atentatit ndaj Shahini, policia arrestoi bashkëshorten e tij si të dyshuar për rastin. Kallëzim penal ngriti edhe ndaj një 36 vjecari nga Gostivari. 24 orë më pas Arijeta Adili u la e lirë, ndërsa Prokuroria Publike ka njoftuar se është duke shqyrtuar kallëzimet penale të cilat i referohen disa kërcënimeve paraprake. Organi i akuzës ka njoftuar shkurt se është duke hetuar për përfshirjen e personave të tjerë në të gjithë rastin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button