Zelensky, e lavdëroi popullin ukrainas për luftën për “liri” në një fjalim të mbajtur për ta shënuar Ditën e Pavarësisë
Zelensky, e lavdëroi popullin ukrainas për luftën për “liri" në një fjalim të mbajtur për ta shënuar Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e lavdëroi popullin ukrainas për luftën për “liri” në një fjalim të mbajtur për ta shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit, që për herë të dytë po festohet përderisa në disa zona të Ukrainës vazhdojnë luftime të ashpra kundër pushtimit rus. Shefi i inteligjencës ushtarake të vendit, Kyrylo Budanov, tha në platformën Telegram se lufta për pavarësi “vazhdon edhe sot e kësaj dite – tani me agresorin perandorak”, duke iu referuar Rusisë.
“Sot ne festojmë 32 vjetorin e pavarësisë sonë, pavarësinë e Ukrainës. Një festë e njerëzve të lirë. Liria “është një vlerë për secilin prej nesh dhe ne po luftojmë për të,” deklaroi Volodomyr Zelenski, President i Ukrainës. /alsat.mk