Zelensky: Sulmet më brutale janë në rajonin e Donetskut

Zelensky: Sulmet më brutale janë në rajonin e Donetskut

Volodymyr Zelensky deklaroi se ka marrë sinjale të forta nga aleatët në lidhje me mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për agresionin e saj kundër Ukrainës.

“Tradicionalisht dua të falënderoj të gjithë ata që aktualisht po e mbrojnë shtetin në fushën e betejës. Dua të vë në dukje të gjithë ata që mbrojnë rajonin e Donetsk. Luftimet më brutale dhe më parimore po zhvillohen atje”, tha ai.

Forcat ukrainase në Bakhmut në vijën e frontit lindor kanë qenë nën sulme të pamëshirshme për muaj të tërë, ndërsa forcat ruse kërkojnë të depërtojnë me dallgë dhe valë ushtarësh.

“Lavdi Ukrainës!”, e përfundoi fjalimin e tij Zelensky.

LEXO EDHE:

Back to top button