Zelensky, thirrje kryebashkiakëve amerikanë: Ndërprisni marrëdhëniet e binjakëzimit me qytetet ruse

Zelensky, thirrje kryebashkiakëve amerikanë: Ndërprisni marrëdhëniet e binjakëzimit me qytetet ruse

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje kryebashkiakëve amerikanë që të ndërpresin marrëdhëniet me qytetet ruse me të cilët mbajnë marrëdhënie “binjakëzimi”.

“Tiranët nuk duhet të lejohen që të gëzojnë lidhje me botën e lirë. Çdo lloj lidhjeje qoftë kjo,” tha Zelensky në një fjalim të mbajtur virtualisht në Konferencën e Kryetarëve të Bashkive në SHBA.

Ai dha shembujt e Çikagos, që e  emërton Moskën si një qytet motër, si dhe Jacksonville, Murmansk, San Diego, Vladivostok, si dhe Albany dhe Tula.

“Çfarë ju japin këto lidhje? Ndoshta asgjë. Por ato i japin Rusisë mundësinë të thotë se nuk është e izoluar, edhe pasi ka nisur një luftë të tillë,” tha lideri ukrainas. Ai shtoi po ashtu se disa nga raketat më vdekjeprurëse ruse janë projektuar dhe prodhuar në Yekaterinburg.

“Qe meqë ra fjala,”shtoi presidenti ukrainas, është ende një qytet motër i San Jose”.

Ndërkohë, Chicago dhe Albany kanë njoftuar të dy pezullime të përkohshme të marrëdhënieve. Zelensky u bëri gjithashtu thirrje kryebashkiakëve që të përfshijnë qytetet e tyre në rindërtimin e Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button