Trupi ynë ruan shtatë të fshehta

Trupi ynë ruan shtatë të fshehta

E dinit se mund t’i merrni erë frikës? Shkencëtarët kanë zbuluar që aroma e trupit ndryshon para se të bëjmë diçka të frikshme, madje edhe nëse përpiqemi të dukemi “trima”. Në ato momente, edhe ambienti rreth nesh mund ta nuhasë frikën tonë!

Shkencëtarët zbulojnë sekretet më të pazakonta të trupit tonë:

Shkencëtarët kanë përcaktuar që rrudhat në llapën e veshit mund të zbulojnë gjendjen shëndetësore të zemrës. Ka rezultuar që rrudhat në njërën llapë të veshit rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet koronare të artereve e rrisin për 33 për qind, ndërsa rrudhat në të dy llapat e veshit rrisin rrezikun për 77 për qind.

Hulumtimet më të reja tregojnë që rrudhat në llapat e veshit te meshkujt në mënyrë të konsiderueshme rrisin rrezikun nga vdekja e papritur nga zemra. Rrudhat në llapat e veshit gjatë hulumtimeve kanë qenë madje në 94 për qind rasteve tregues i sigurt i sëmundjes koronare të artereve.

Hapja e gojës është ngjitëse, por shumë më pak gjatë verës

Shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar që hapja e gojës e ftoh pak trurin, prandaj temperatura e mjedisit luan rol në nevojën për hapje të gojës. Ajo ndihmon të na mbajë të zgjuar sepse ul temperaturën e trurit, e cila në një masë të caktuar rritet gjatë të menduarit dhe punës.

Endoteli është shtresa e butë e qelizave, e cila gjendet brenda më shumë se 96.000 kilometrave të damarëve të gjakut. Nëse do të nxirrej dhe drejtohej pa problem do të mbulonte 6 terrene tenisi. Quhet edhe truri i artereve sepse vepron si barrierë e cila kontrollon kalimin e substancave nga gjaku në muret e artereve.

LEXO EDHE:

Back to top button