Zelensky: Vonesat në dërgimin e avionëve ushtarakë do e zgjasin luftën

Zelensky: Vonesat në dërgimin e avionëve ushtarakë do e zgjasin luftën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve të BE-së se vonesat në dërgimin e avionëve luftarakë dhe raketave me rreze të gjatë mund të zgjasin luftën, tha një zyrtar i BE-së.

Presidenti ukrainas iu drejtua një samiti të homologëve të tij të BE-së përmes videos dhe përshëndeti një plan të BE-së për t’i dërguar Kievit një milion predha artilerie gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Por Zelensky këmbënguli se vonesat në furnizimin e avionëve dhe raketave me rreze të gjatë mund të zvarritin konfliktin, tha zyrtari i BE-së.

Zelensky u kërkoi gjithashtu liderëve të vendosin më shumë sanksione ndaj Moskës, të përshpejtojnë punën për anëtarësimin e vendit në BE dhe të rrisin mbështetjen për një plan paqeje të propozuar nga Kievi.

LEXO EDHE:

Back to top button