Zemaj: Kosova po e menaxhon pandeminë më mirë se vendet e rajonit
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka ripërsëritur se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avancuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë.
Këtë ministri Zemaj ua ka thënë edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se ka marr konfirmimin nga të gjithë donatorët për mbështetjen në menaxhimin e pandemisë.
Ky është postimi i plotë i ministrit kosovar Zemaj:
Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avancuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ua thash edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.
Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombëtarë që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundër Covid 19.
Mora konfirmimin që bashkëpunimi i ndërsjellë si dhe ndihmat në format ndryshe, nga donatorët, do të vazhdojnë.
Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.
Donatorët që po ofrojnë̈ ndihmë shumë të çmuar në këtë̈ kohë të pandemisë̈, janë̈ shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).
Miku i mirë në ditë të vështirë.
Faleminderit, jemi mirënjohës përgjithmonë!