Zërnovc: Lindi foshnja e parë për vitin 2023, nga viti në vit, rënie e natalitetit në vend

Zërnovc: Lindi foshnja e parë për vitin 2023, nga viti në vit, rënie e natalitetit në vend

Ditë më parë lindi foshnja e parë për këtë vit në Komunën e Zërnovcit. Sipas regjistrimit të fundit të popullatës kjo Komunë numëron mbi 3,000 banorë.

Edhe pse me vonesë por pas nëntë muajsh më në fund viti 2023 solli gëzim në këtë Komunë dhe në familjen e Tenjës dhe Goran Atanasovskit të cilëve iu shtua anëtari i pestë në fëmijën e tyre.

Ky lajm u komentua shumë për rënie të natalitetit në vendit tonë. Por sa kanë qenë të frytshëm vitet e kaluara nga Enti i Statistikave informojnë se:

Në vitin 2019 kanë lindur 19,845  prej të cilëve 10, 276 djem dhe 9,569 vajza.

Në vitin 2020 kanë lindur  19,031 prej të cilëve 9 796 djem dhe 9,235 vajza.

Në vitin 2021 kanë lindur  18,648 prej të cilëve  9 531 djem dhe 9,117 vajza.

Ndërsa në vitin 2022 në vendin tonë kanë lindur gjithsej 18.183 fëmijë, ndërsa në krahasim me vitin paraprak kemi rënie të natalitetit për 3,1 %.

“Numri më i madh i lindjeve ka ndodhur në muajin korrik të vitit 2022 me gjithsejtë 1717 lindje. Në strukturën sipas gjinisë, në mesin e fëmijëve të lindur, meshkuj janë më shumë dhe atë 51,2%. Mosha mesatare e nënave nga numri i përgjithshëm i lindjeve është 29 dhe 27 vjeçare”, thonë nga Enti Shtetëror i statistikave.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në vitin 2022 janë regjistruar edhe 17 lindje të nënave nën moshën 15 vjeçare ndërsa lindje jashtëmartesore janë regjistruar 2298 apo 12.7% nga numri i përgjithshëm i lindjeve të vitit të kaluar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button