Zgjedhet kryetari i ri i PD-së

Lulzim Basha është konfirmuar zyrtarisht për herë të tretë si kryetar i Partisë Demokratike.

Jemin Gjana në një deklaratë për mediat dha lajmin:

Misioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e deklarimit të rezultatit përfundimtar

“Kemi administruar 76 kuti në të gjithë vendin. Në prani të komisionit janë hapur një e nga një kutitë. Nga procesverbalet, rezulton që në të gjitha rastet komisionerët kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë që kanë pasur atje në përfaqësim. Bazuar në të dhenat zyrtare, rezulton se në 75 mijë anëtare të PD, kanë votuar 41 mijë anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413, të velfshme 40 mijë vota, të ndara sipas kandidatëve në garë.
Kadilli 781 anëtare
Edit Harxhi 983
Agron Shehaj 6 938
Basha 32 mijë e 882 anëtare”, thuhet në njoftim.

Bazuar në këto të dhëna komisioni shpall zyrtarisht fitues të garës Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:

Back to top button