Kandidati për kryetar të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjeorgjievski vizitoi punime ndërtimore në komunën e Gjorçe Petrovit. Në kuadër të plan-programit të tij, në këtë komunë paralajmëron koncept për rrugë të sigurta me sa më pak aksidente. Deri në vitin 2030 do të ridizajnohen të gjitha pikat kritike në komunikacion paralajmëron Gjorgjievski. Paralajmëron shkollë të re të mesme të quajtur Koço Racin si dhe rezervuar të ri për ujë të pijshëm për shkak se shtypja e ujit në këtë komunë është e ulët.
“Që me rishikimin e buxhetit pas marrjes në menaxhim të kryeqytetit, puna e parë që do të bëjmë në Gjorçe Petrov do të jetë rezervuari. Fillimisht duhet t’i mundësojmë kushtet elementare humanitare për jetë për qytetarët tanë e ajo nënkupton qasje për ujë, kanalizim fekal në të gjitha vendbanimet dhe normalisht dhe kushte normale për funksionim. Këto projekte nuk janë thjesht premtime, janë obligim dhe vizion që Shkupi të bëhet qytet me komunikacion modern, me infrastrukturë të sigurt dhe qasje të barabartë, jetë më kualitative për të gjithë qytetarët nëpër komuna dhe vendbanime”, tha Orce Gjeorgjievski – Kandidat i VMRO-DPMNE-së për qytetin e Shkupit./Alsat.mk








