Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Strugës, Mendi Qyra prezantoi projektet për këtë komunë me çka kërkoi votën e qytetarëve për të realizuar një sërë projektesh, të cilat vlerëson se Strugën do ta çojnë përpara. Ai kërkoi mbështetje edhe nga partitë politike, ndërsa ftoi publikisht BDI-në që t’i japin votën, meqë në këto zgjedhje nuk garojnë me kandidatin e tyre.
“Kemi projekte të rëndësishme ku kemi të rëndësishme, ku kemi të bëjmë me një rrugë në Strugë, ndërrimin e tubave të asbestit. Mandej kemi parkingjet nëntokësore në qendër të qytetit dhe në plazhin e qytetit. Kemi një port, i cili do të bëjë lidhjen me Pogradecin dhe një fshat turistik, mundësisht edhe dy, të cilat do të jenë projekte pak më afatgjate. Vazhdimisht bëj ftesë që të më japin votën të gjitha partitë politike, madje bëj ftesë që të më japin votën edhe BDI-ja e cila nuk ka kandidat”, tha Mendi Qyra, Kandidat i Pavarur për Strugën./Alsat.mk








