Zgjedhjet në Kosovë/ Kryetari i KQZ-së, Radoniqi fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

Zgjedhjet në Kosovë/ Kryetari i KQZ-së, Radoniqi fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi pasi ka hedhur votën e tij sot në Pejë për zgjedhjet nacionale u ka bërë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Radoniqi në një deklaratë për media tha se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndonëse koha ishte e shkurtër dhe kishte sfida.

“Nga ana e KQZ-së të gjitha përgatitjet janë bërë përkundër kohës së shkurtër dhe sfidave që kemi pas, kemi arritur që procesi të fillojë me kohë, trajnimet, çështjet logjistike janë përfunduar me kohë…”, tha ai.

I pari i KQZ-së tutje tha se edhe procesi i votimit në diasporë ka shkuar mirë.

Ai uroi që dita e zgjedhjeve të shkojë qetë e mbarë për të gjithë dhe të mos ketë probleme gjatë procesit të votimit.

LEXO EDHE:

Back to top button