Zgjedhjet në Serbi, Putin presidenti i parë që uron Vuçiqin

Zgjedhjet në Serbi, Putin presidenti i parë që uron Vuçiqin

Gazetar: Isuf Kadriu

I pari që iu gëzua fitores së Aleksandar Vuçiqit në Serbi ishte presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Në mesazhin e urimit, Putin ka thënë se shpreson në vazhdimin e “partneritetit strategjik me Serbinë”, shkruan Alsat.

Pas shpalljes së fitores, Vuçiq tha se Serbia do të përpiqet të ruajë marrëdhënie miqësore dhe partneriteti në shumë fusha me Federatën Ruse, por se do të vazhdojë edhe me politikën e neutralitetit ushtarak.

“Ne duhet të shohim se çfarë do të bëjmë për naftën, negociatat për gazin do të vijnë. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, dhe ajo që është e rëndësishme për evropianët, rusët dhe amerikanët, ne do të vazhdojmë politikën e neutralitetit ushtarak që ka marrë mbështetje dhe ne nuk do të anëtarësohet në asnjë aleancë ushtarake”, tha Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Aleksandër Vuçiq të dielën është rizgjedhur në postin e Presidentit të Serbisë edhe për një mandat 5 vjeçar. Sipas rezultateve paraprake, Vuçiq ka fituar rreth 60 për qind të votave ndërsa kandidati i koalicionit opozitar “ Të bashkuar për Fitoren e Serbisë” Zdravko Ponosh mori rreth 18 për qind të votave.

“Dua të falënderoj qytetarët e Serbisë, t’i them se jam krenar dhe i lumtur ndërsa po përpiqen ti fsheh lotët e gëzimit pasi tashmë jam plakur që të qaj para jush. Pak kush ka arritur një fitore të tillë dhe jam shumë mirënjohës”, u shpreh Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Lista “Aleksandër Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar shumicën e votave edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga 90 për qind e votave të numëruara, lista e presidentit serb ka fituar më shumë se44 për qind të tyre. Në vend të dytë është radhitur koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” me mbi 13 për qind të votave dhe në vend të tretë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë me rreth 11 për qind. Koalicioni i Shqiptarëve i Shaip Kamberit ka marrë 0.28% për qind të votave duke siguruar një vend në Kuvendin e Serbisë, apo shumë më pak nga pritjet e shqiptarëve të Luginës se do të fitonin 3 apo 4 ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Serbët e Kosovës për zgjedhjet në Serbi nuk u lejuan të votojnë në Kosovë, por këtë e bën në komunat serbe. Fitoren e Vuçiqit ata e festuan me krisma në Mitrovicën Veriore.

Policia e Kosovës ka nisur hetim për serbët e Mitrovicës, pas festës për fitoren e Aleksandër Vuçiqit në zgjedhjet e të dielës. Sipas policisë së Kosovës, gjatë festimeve u përdorën armë, me të cilat është qëlluar në ajër duke rrezikuar jetën e personave përreth. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button