Zgjedhjet në Veri të Kosovës, KQZ: Pjesëmarrje shumë e ulët

Zgjedhjet në Veri të Kosovës, KQZ: Pjesëmarrje shumë e ulët

Vetëm 1,05 për qind e qytetarëve votuan në Mitrovicën e Veriut deri në orën 11:00. Përqindje pothuajse e njëjtë është edhe në Zubin Potok, ndërkaq në Leposaviç e Zveçan votuan vetëm rreth 30 qytetarë.

Kështu njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencë për media, i cili bëri të ditur se procesi zgjedhor po vijon pa ndonjë parregullsi.

“Procesi zgjedhor në këto katër komuna është duke shkuar në rregull dhe pa ndonjë pengesë deri në këto momente kur po raportojmë. Sipas të dhënave të cilat ne i kemi nga terreni, pjesëmarrja e qytetarëve në proces zgjedhor deri në orën 11:00 në këto katër komuna është si në vijim: në komunën e Leposaviqit kanë votuar 28 votues apo 0.21 për qind, në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 65 votues apo 1 për qind, në Zveçan kanë votuar 29 votues apo 0,41 për qind dhe në komunën e Mitrovicës së Veriut janë 191 votues, të cilët kanë hedhur votën e tyre apo 1,05 për qind”, informoi Elezi.

Në rast të pjesëmarrjes së ultë të qytetarëve për votim, Elezi u shpreh se nuk është e specifikuar përqindja minimale që rezultati të mund të certifikohet.

Në katër komunat veriore, sot po votohet për të parin e komunës, ku të drejtë vote kanë mbi 45 mijë qytetarë. /Kosova Press

LEXO EDHE:

Back to top button