Zgjedhjet presidenciale, kandidatët në takime me qytetarë

Zgjedhjet presidenciale, kandidatët në takime me qytetarë

Gazetar: Lluka Andrev

Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova pret, siç thotë, fitore edhe më të madhe në raundin e dytë. Ajo nga Rostusha i tha kundërshtarit që të mendojë, se përse qytetarët nuk e votuan, në vend që të deklarojë se tani gjithçka fillon nga zeroja.

“Mund të ishte parashikuar, por për modesti thoshim se “fitorja do të jetë e fortë”. Jam e bindur dhe e habitur prej tyre, sepse është profesioni im dhe di të operoj me numrat e zgjedhjeve, e di se çfarë do të ndodhë dhe është shumë qesharake të thuash që “po, po, gabuam, por tani do të korrigjojmë veten. Rezultati tregon absolutisht se ata nuk kanë asnjë shans për t’u rikuperuar”, tha Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për presidente.

Nga ana tjetër, kandidati Stevo Pendarovski nga Ohri tha se edhe ai edhe struktura aktuale politike kanë bërë gabime, por kanë punuar ekskluzivisht në interes të qytetarëve. Pendarovski shprehu keqardhjen që në vend se VMRO-DPMNE-ja të kërkonte falje për 27 prillin, kandidatja e tyre paralajmëron amnisti.

“Pas shtatë vjetësh, sillesh sikur asgjë nuk ka ndodhur. Në popull thuhet “të bëhesh se nuk din asgjë” dhe të kërkosh pushtet që të njëjtët njerëz që hynë brenda. Shprehimisht personi numër dy atje, numri tre, numri pesë, kandidatë për deputetë, bartës të listave, ishin po ata që morën pjesë në atë gjë, dhe ne nga kjo anë në fjalorin e tyre jemi dhunues. Ata ishin patriotë që mbronin Maqedoninë dhe ne donim ta shkatërronim. Pra, gjithçka është e kundërta e asaj që është vërtetuar në proceset gjyqësore”, u shpreh Stevo Pendarovski – kandidat për president.

Diferenca mes dy kandidatëve në raundin e parë ishte mbi 182 mijë vota./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button