Zhvendosen përfundimisht, ja ku do të jetojnë princ Harry dhe Meghan Markle


Pas largimit me dëshirë të plotë nga pallati mbretëror dhe heqja e titujve, jeta e dukës dhe dukeshës së Sussex ka qenë në pikëpyetje. Çifti vendosi të nisë një jetë të thjeshtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas shumë përpjekjesh mbyllën çdo “hesap” me familjen mbretërore.

Meghan dhe Harry hoqën dorë nga çdo detyrim ndaj mbretëreshës, mirëpo i premtuan asaj se do t’i qëndrojnë gjithmonë pranë sa herë të ketë nevojë. Prej disa kohësh, çifti po jetonte në Los Angeles së bashku me të voglin e tyre, Archie Harrison.

Mirëpo, ditëve në këtë vend i erdhi fundi dhe dyshja është zhvendosur në një tjetër vend.

Harry dhe Meghan kanë blerë një shtëpi të tyren në Santa Barbara të Kalifornisë, pasi i duket vendi ideal për të rritur të birin. Ata kanë preferuar ta mbajnë Archie-n sa më larg zhurmave të Los Angeles dhe shpresojnë t’i ofrojnë atij një jetë sa më të qetë.

LEXO EDHE:

Back to top button