Zjarr në depot e hekurudhave në lagjen Lisiçe, digjen vagonët
Zjarr në depot e hekurudhave në lagjen Lisiçe, digjen vagonët
Gazetar: Avni Tahiri
Në depon e Hekurudhave të Maqedonisë në lagjen Lisiçe ka shpërthyer zjarr duke djegure vagonët e vjetër që prej vitesh qëndrojnë aty. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Më shumë detaje sjell gazetari Avni Tahiri.
“Siç mund të shihet në prapavijë, zjarri vazhdon të mbetet aktiv në një depo të vagonëve në komunën e Aerodromit edhe pse zjarri ka filluar në orën 1:20 minuta të mëngjesit të sotëm. Deri tani është intervenuar nga zjarrfikësit me mbi 20 zjarrfikës dhe automjete të zjarrfikësve të Shkupit. Nuk dihet saktë se çfarë konkretisht është djegur por sipas informatave tona, bëhet fjalë për vagonë të vjetër të cilët janë djegur në këtë depo”, raporton Avni Tahiri, gazetar.
Ekipet e zjarrfikësve të Shkupit që pas orës 2:00 të mëngjesit, ende ishin në teren për të lokalizuar zjarrin.
“Në ora 2:00 e mëngjesit pranuam lajmërim se ka shpërthyer zjarr në rrethin e hekurudhave dhe menjëherë dërguam dy automjete të zjarrfikësve të cilët me arritjen në vendin e ngjarjes lajmëruan se po bëhet fjalë për zjarr më të madh ku janë përfshirë më shumë vagonë, menjëherë u kërkua ndihmë shtesë dhe intervenuam me gjithsej 10 automjete të zjarrfikësve dhe 30 zjarrfikës. Zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet në pastrimin e terrenit. Kishte shumë tym a ka ndonjë të lënduar? Jo nuk kemi asnjë të lënduar intervenimi ishte i suksesshëm, kishim ujë të mjaftueshëm për shuarjen e zjarrit ndërsa dëmi material do të shqyrtohet. Çfarë konkretisht digjej? Vagonë, nga më të ndryshmit, vagonë të vjetër që më siguri janë sjellë për serisë apo janë jashtë përdorimit, vagon udhëtarësh, vagonë për bartje, ishin të zbrazët”, deklaroi Zvonko Tomeski – Komandant i Brigadës për mbrojtje kundërzjarrit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se SPB e Shkupit është njoftuar në orën 1:45 pas mesnate se ka shpërthyer zjarr në një depo të Hekurudhave të Maqedonisë në të cilin ka pasur vagonë dhe lokomotivë të cilat kanë qenë jashtë funksionit.
“Në ora 3:30 zjarri është lokalizuar nga ekipet e brigadës së zjarrfikëseve në Shkup ndërsa nuk ka persona të lënduar. Në Ora 9:00 në SPB Shkup është lajmëruar se zjarri përsëri është aktivizuar”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.
Zjarri është vënë nën kontroll të plotë ndërsa shkaqet dhe dëmi që është shkaktuar nga ky zjarr ende nuk dihen. /Alsat.mk