Zjarr në një garazh në Tiranë, lëndohen 8 persona

Një zjarr ka rënë në një garazh në orët e para të mëngjesit në Tiranë dhe janë djegur 4 automjete. Si pasojë e zjarrit, janë lënduar 8 persona të cilët kanë shkuar për mjekim në spital. Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button