Zjarr në një pallat në Tiranë, dërgohen në spital një grua dhe një fëmijë

Zjarr në një pallat në Tiranë, dërgohen në spital një grua dhe një fëmijë

Në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik, ndërsa për shkak se tymi ka shkaktuar shqetësime tek banorët e zonës, një grua dhe një fëmijë janë dërguar në spital për kontroll.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 07:50 në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Reklama

Në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat po mundohen të vënë situatën nën kontroll.

Zjarri është shkaktuar fillimisht në panelin elektrik të pallatit, e më pas ka nisur të përhapet.

Nuk dihen ende dëmet që janë shkaktuar pasi flakët ende vijojnë.

“Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit. Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Tch/

LEXO EDHE:

Back to top button