Zjarri në deponinë e Haraçinës lokalizohet, tymi ndot ajrin në zonë
Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi
Zjarri në deponinë e Haraçinës, që një ditë më parë shqetësoi banorët, është lokalizuar ndërsa tymi ka shkaktuar ndotje të ndjeshme të ajrit që është përhapur në të gjithë zonën e komunës dhe përreth saj.
“Vazhdojnë shpërthimet e zjarreve në Haraçinë, ndërsa shkaqet nuk dihen, ndërkaq tymi i dendur ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit”.
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri tha se përveç që janë ndërmarrë të gjithë veprimet e nevojshme kujdes i veçantë i kushtohet të mbjellave në afërsi të zjarrit.
“Pasi morëm informacionin se kemi zjarr të deponia e Haraçinës, si Komunë e Haraçinës , morëm veprimet e nevojshme , për momentin zjarri është lokalizuar , por aktualisht jemi duke u kujdesur për kulturat bujqësore që gjinden rreth deponisë”,deklaroi Daut Beqiri, Kryetar i Komunës së Haraçinës
Beqiri thekson se qytetarët duhet të kenë kujdes për ambientin dhe për mbeturinat.
“Bëj apel tek të gjithë qytetarët të kenë kujdes me hedhjet dhe të kontribuojnë edhe ata për ruajtjen e mjedisit jetësor.Edhe ne si komunë e kemi një autocisternë të ujit që e kemi në gjendje gatishmërie , që kur të ketë alarm për zjarr , menjëherë të reagojmë”, tha Daut Beqiri, Kryetar i Komunës së Haraçinës
Komuna e Haraçinës ka 3 deponi të egra dhe raste si ky me zjarrin përsëriten çdo vit./Alsat.mk.








