Deponitë e egra assesi të hiqen, ndërmarrjet të pasuksesshme me pastrimin e tyre
Gazetar:Bashkim Sulejmani
Komunat rurale në hall me mini deponitë e egra nëpër territoret e tyre. Në gjendje të këtillë, është edhe komuna e Zhelinës, e cila, edhe pse largoi një pjesë të tyre, megjithatë deponitë rreth rrugëve në hyrje dalje të fshatrave nuk mungojnë.
Kreu i komunës së Zhelinës thotë se Ndërmarrja Publike e Zhelinës po punon në drejtim të pastrimit të tyre, por sërish rezultati nuk është ai që pritet.
“Jemi duke bë betejën tonë ekologjike apo të ruajtjes së ambientit. Në vende tjera nuk mund ta mohoj normalisht se ka ende qytetarë të pandërgjegjshëm që nuk janë vetëm të komunës së Zhelinës sipas inspektoratit, por neve nuk na intereson kush janë por këtë betejë do e vazhdojmë dhe këtu do ketë zero tolerancë. Është rruga që lidh komunën tonë me komunën e Jegunocit dhe aty hedhin lehtë mbetjet ka aty një vend shtetëror. Ai është vendi që më shumë e kemi pastruar por sërish është kthyer në gjendjen e mëparme”, Deklaroi kryetari Sejdiu.
Sejdiu pranon se Ndërmarrja Publike, nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të zhvilluar “luftën” me deponitë e egra.
“Ndërmarrja Publike ka dhjetë persona të punësuar dhe nuk janë të mjaftueshëm dhe nuk janë të mjaftueshëm vetëm ata. Por komuna me rëndësi është se ka dy inspektor të licencuar për ambientin, sepse inspektor të licencuar për ambient kanë vetëm qytetet dhe kanë shumë pak, dhe ne kemi dy. Nuk lavdërohem me këtë sepse do jem në kundërshtim me atë që thash më herrët, por stafi është i pamjaftueshëm në nivel të Pollogut” Tha Blerim Sejdiu, Kryetar i komunës së Zhelinës
Pavarësisht se Komuna ka dy inspektor të licencuar të ekologjisë, sipas informatave tona, deri më tani, këta inspektor nuk kanë shqiptuar asnjë dënim për hedhje të mbetjeve nëpër rrugë./alsat.mk.








