Emrat e rrugëve përplasin BDI-në dhe VLEN-in
BDI-ja në Tetovë paralajmëron protesta dhe referendum , në rast se brenda tre ditësh nuk mblidhet Këshilli i Komunës për të ri-emëruar rrugët që me vendim të Gjykatës Kushtetuese u kthyen me emra të vjetër.
“Nëse komuna e Tetovës do të shpreh gatishmëri që të rimiratoj këtë vendim për të thirr një seancë të jashtëzakonshme, do ketë mbështetjen e plotë të këshilltarëve tanë, por nëse komuna do të refuzoj kërkesën tonë, atëherë do konsiderojmë se komuna e Tetovës është bashkautor i këtij vendimi skandaloz të Gjykatës Kushtetuese. Hapat që ne do marrim do i analizojmë ditët në vazhdim dhe nuk përjashtohet as protesta e as thirrja e një referendumi ku gjithë tetovarët do japin mendimin e tyre për këtë temë”, Deklaroi Bajram Rexhepi. BDI
Në reagimin e tyre, nga Komuna e Tetovës thonë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i orkestruar nga BDI.
“Vendimi i kukshtetueses është i orkestruar pikërisht nga ata për të pasur tensione ndëretnike në vend. BDI pati pushtet 20 vite për ti rregulluar punët përfshi edhe ndryshimin e emrave të rrugëve shesheve apo institucioneve, por nuk e bënë deri më tani. Një vendim që ata kanë marrë në vitin 2007, nuk e kanë çuar deri në fund sepse është dashur ta miratoj Qeveria”, tha zëdhënësi i komunës së Tetovës Albion Alili.
Alili tha se përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pushteti lokal do të vazhdojë t’i përdorë të njëjtat emra, deri në ndryshimin e tyre ligjor./alsat.mk.








