FFM: Sigurohen të gjithë personat e përfshirë në hetim
Janë siguruar të gjithë peronat që kanë qenë të pakapshëm ditë më parë, në hetimin për dyshime për shpërdorim në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, tregon Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ndërsa janë marrë masa për te gjithë. Nga prokuroria njoftuan se janë caktuar masa kujdesi për dy të dyshuar, ndërsa për një të dyshuar është caktuar arrest shtëpiak. Me këtë, të gjithë të dyshuarit janë siguruar dhe nuk mungon asnjë person”, komunikojnë nga ky institucion. Në hetimin që është hapur gjithsej janë të dyshuar 18 persona fizikë dhe 8 persona juridikë mes tyre edhe ish-krerët e FFM-së, Muhamed Sejdini dhe Ilço Gjorgjioski. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e FFM-së është mbi 2.9 milionë euro. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë lëshuar fatura të rreme për shërbime dhe mallra që nuk janë kryer apo dorëzuar. Mbi bazën e tyre janë përgatitur urdhërpagesa, të cilat më pas janë miratuar dhe nënshkruar nga persona përgAjegjës në FFM./Alsat.mk.








