Çmime më të ulëta për karburantet nga mesnata
Gazetar: Angell Dimovski
Karburantet nga mesnata do të pësojnë ulje drastike. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim me të cilin çmimet e derivateve të naftës ulen mesatarisht për 6,61%. Sipas vendimit, benzinat do të jenë më të lira nga 3,5 deri në 4 denarë për litër dhe nga mesnata do të shiten me çmime prej 84 deri në 86 denarë.
Karburanti Ndryshimi Çmimi i ri:
ЕURОSUPЕR BS-95 се намалува за 3,5 den/l 84,00 den/l
ЕURОSUPЕR BS -98 се намалува за 4,0 den/l 86,00 den/l
EURODIZELI (D-Е V) се намалува за 7,00 den/l 80,50 den/l
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (ЕL-1) се намалува за 7,00 den/l 79,50 den/l
Mazuti М-1 НС се намалува за 3,932 den/kg 42,291 den/kg”, thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Nafta dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të ulen për 7 denarë për litër. Çmimi i ri i naftës do të jetë 80,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 79,50 denarë për litër.
Sipas informacioneve, që nga rihapja e Ngushticës së Hormuzit deri më tani kanë kaluar rreth 55 cisterna me naftë. Por, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, që të ndihet efekti i kësaj në vend, duhet të kalojë të paktën një muaj.
“Ky numër prej 55 cisternave nuk është diçka dramatike, duke pasur parasysh se dikur ai numër ka qenë edhe me tre shifra në ditë. Duhet pasur parasysh se këtyre cisternave, derisa të arrijnë në destinacionet përfundimtare, do t’u duhet ndoshta një muaj, ndoshta edhe më shumë, afërsisht 25 deri në 30 ditë për të arritur atje ku duhet. Prandaj pres që në periudhën e ardhshme çmimi i një fuçie nafte të lëvizë afërsisht këtu diku, plus-minus ndonjë dollar, rreth 80 dollarë për fuçi”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Ndërkohë, çmimet e naftës sot ranë pasi investitorët reaguan pozitivisht ndaj shenjave të përparimit në negociatat aktuale të paqes ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.
Çmimi i naftës së papërpunuar aktualisht është rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës Brent është rreth 80 dollarë për fuçi./Alsat.mk.








