“Zonja e Vjetër” mund Interin në “Xhuzepe Meazza”

Skuadra e Juventusit ka arritur që të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Interit në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Spanjës.  Edhe pse “neroazurët” shënuan të parët përmes Lautaro Martinezit në minutën e 9-të, në fund humbën ndeshjen. Kristiano Ronaldo në minutën e 26′ dhe 35′ arriti që të shënojë dy herë në këtë ndeshje për t’i dhënë epërsinë Juventusit dhe epilogun përfundimtar ndeshjes. Ndeshja e dytë gjysëmfinale  mes dy klubeve do të luhet në stadiumin “Allianz” në Torino, më 10 shkurt, kur edhe do të vendoset përfundimisht çështja e finalistit të Kupës së Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button