Ratkoceri: Interneti, armë e fuqishme në duart e pedofilëve

Përdorimi i internetit nga të miturit kërkon një kontroll më të madh të ueb faqeve në vendin tonë. Kështu shprehet në “Programi 200” profesoresha Vedije Ratkoceri që sipas saj interneti është shndërruar në një armë shumë të fuqishme në duart e pedofilëve. Ratkoceri madje theksoi se në Shqipëri janë mbyllur 1 200 faqe me përmbajtje pornografike, derisa në vendin tonë mungon një nismë e këtillë nga institucionet kompetente.

Tash interneti është shndërruar në një armë shumë të fuqishme në duart e tyre. Pedofilët në të kaluarën  e kanë pas pak të vështirë deri te qasja e  fëmijëve, ndërsa sot e kam më të lehtë sepse çdo fëmijë është përdorues i internetit, fatkeqësisht shpeshherë në mënyrë edhe të pakontrolluar, ka qasje në rrjetet sociale, hynë në me individ të caktuar, që në fakt në anën tjetër mund të fshihet një person i moshës madhore, që ka intenca pedoflije dhe në këtë drejtim të vije deri te rreziku direkt”, tha Vedije Ratkoceri, profesorësh universitare.

LEXO EDHE:

Back to top button