Hailey ka qenë pre e bullizmit në internet, tregon se është detyruar të trajtohet nga një terapist

Për Hailey Baldwin nuk ka qenë aspak e lehtë të bëhej partnerja e Justin Bieber, pas ndarjes së tij të bujshme nga Selena Gomez. Një pjesë e madhe e fansave simpatizonin ende çiftin “Jelena” (Justin-Selena) dhe e kishin të vështirë për ta besuar se historia e tyre kishte marrë fund.

Ndaj, pasojat e kësaj i ka vuajtur Hailey, e cila është përballur me bullizëm të madh në Internet. Ka nga ata persona që ende i dërgojnë mesazhe e komente ku e ofendojnë rëndë modelen, gjë që sigurisht e shqetëson çiftin. Jo rrallëherë, Justin dhe Hailey janë munguar t’i shpjegojnë botës sa keq i bëjnë të ndihen komentet e tyre negative dhe që ata s’kanë bërë asgjë për t’i merituar.

Madje, Hailey ka treguar në një intervistë për “Going for Goal” se këto komente i kanë prekur edhe shëndetin mendor. Modelja ka qenë aq e prekur nga situata dhe bullizmi në rrjet, saqë është detyruar të vizitojë një terapist për ta kaluar këtë gjendje.

“Mënyra se si jam përballur me energjinë negative… Kam folur shumë me një terapist. Unë po ashtu jam e martuar me dikë që ka përjetuar të tilla emocione, në ekstremitet, në nivelin më të lartë të mundshëm”- ka treguar Hailey, e cila lë të kuptohet se bota e tyre nuk është aq e bukur dhe e thjeshtë sa e shohim ne në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button