Bauta-Shaqiri: Frika nga etiketimi, parandalon denoncimin

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Elisa Bauta-SHaqiri në “Programi 200”, thekson se frika nga etiketimi  në të shumtën e rasteve është një nga arsyet kryesore që shumë raste mbeten të heshtura dhe nuk denoncohen tek organet kompetente. Sipas saj edhe protesta e paralajmëruar për nesër ka për qëllim inkurajimin dhe mbështetjen e viktimave në fjalë që të denoncojnë rastet e tilla dhe aktorët të marrin dënimin  e merituar.

Në fund të ditës vajzat  janë të bindura se e vetmja gjë që mund të arrijnë me denoncimin është që të etiketohet nga rrethi. Do të thotë derisa ne nuk kemi asnjë kastrim kimik, atëherë absolutisht që i dekurajon. Prandaj edhe ne iu qasëm momentit se do bëjmë protesta. Të duket mbështetja emocionale që u jepet atyre, të duket presioni i cili u bëhet institucioneve shtetërore, të shihet që ne kërkojmë në fund të ditës llogari nga institucionet të cilat jenë zotuar se do t’i zbatojnë ato vendime gjyqësore, ose që duhet të sillen vendime gjyqësore në radhë të parë”, tha Elisa Bauta Shaqiri.

LEXO EDHE:

Back to top button