Zoran Zaev ashpërson retorikën ndaj Sofjes

“Nuk do të lejojmë që identiteti antifashist i vendit tonë të rrezikohet dhe të vihet në pikëpyetje! Themelet e shtetësisë sonë janë në antifashizmin e KAÇKM-së, ashtu siç themelet e identitetit tonë janë në popullin maqedonas dhe në gjuhën maqedonase. Këto janë shtyllat tona të së kaluarës. Këto janë shtyllat tona për të ardhmen. Ne jemi vetvetja. Të pastër para vetes dhe botës. E dimë kush jemi dhe e dimë saktësisht se ku po shkojmë.”-tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij të sotëm.  

Kryeministri, Zoran Zaev me fjalim të ashpër ndaj Bullgarisë, për veton ndaj kornizës negociuese. Zaev i rikthehet rrënjëve anti-fashiste të shtetit, duke reteruar nga qëndrimi i deritanishëm se fashizmi nuk ka përkatësi etnike dhe se Bullgaria nuk është fashiste. E madje duke reteruar nga qëndrimi se populli maqedonas dhe ai bullgar kanë rrënjë të përbashkëta. Madje Zaev, i cili thoshte se duhej gjetur formulë për tejkalimin e dallimeve ndaj rrënjëve të përbashkëta pasi Sofja nuk po ia konteston popullit maqedonas të drejtën e vetë-përcaktimit e as gjuhën, tani thotë pikërisht të kundërtën.

Qëndrimi i Bullgarisë është tërësisht iracional dhe ofendues për maqedonasit dhe gjithë popullin tonë. Në shekullin 21, nuk është evropiane, as demokratike, t’i thoni dikujt tjetër se si të ndjehet, si të vetë-përcaktohet. Nuk është evropiane t’ia shkruash historinë një populli tjetër. T’ia impononi një identitet një populli tjetër dhe ta bindni se duhet ta pranojnë atë. Për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë, këto kushte janë të papranueshme. Negociatat me BE-në PO, por JO me koston e rishikimit të identitetit maqedonas”-tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Me këtë kryeministri Zaev pranoi se nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë me Bullgarinë andaj tha se duke pasur në fokus agjendën evropiane,  shteti tani do ti kushtoj më shumë vëmendhe problemeve të brendshme në zgjidhjen e të cilëve ftoi pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve.

Ne do të intensifikojmë luftën kundër pandemisë KOVID-19 dhe do ta fitojmë atë. Ne nuk jemi një hap më afër vaksinës KOVID. Ne e gazifikojmë vendin, investojmë në termocentrale fotovoltaike dhe në ferma me erë. Spastrimi i gjyqësorit fillon dhe më në fund ndjek operacionin më të rëndësishëm statistikor – regjistrimin. Ne kujdesemi për çdo qytetar, shpërndajmë paketa të mëdha ekonomike për të ndihmuar qytetarët e prekur nga kriza KOVID. Ne po investojmë edhe më shumë në Korridorin 8 dhe në infrastrukturë në të gjithë vendin. Ne ndërtojmë, për sot dhe për nesër”-tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button