“Zoti Cfeklla, mos më shit mend, ec”, përplasje e ashpër në Komisionin ku e lëshoi mbledhjen ministri i Albin Kurtit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti e kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku ishin ftuar për të raportuar, pasi iu kërkua të raportojnë ndaras.

Kur Sveçla dhe Mehmeti u çuan nga karriget për ta lëshuar mbledhjen, pati replika dhe ngritje zëri në Komision. Kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha tha se i kishte ftuar të raportonin ndaras, ndërsa deputeti i PDK-së, Elmi Reçica fillimisht nisi replikat me Sveçlën, raporton Gazeta Express.

SveçlaJu nuk mundeni me ma caktu ekipin.

ReçicaTi deputet ke qenë vetë… Pse të pengon ty? A s’i di gjërat që duhet me e marrë drejtorin këtu a?

SveçlaUnë e marr ekipin tim, edhe drejtorin.

BerishaTi ke bë gabime të mëdha. Nuk je i zoti me u përgjigj pa e pasë atë aty.

Më pas Berisha pati replika edhe me deputetin e LVV-së, Enver Dugolli.

BerishaI kam thirrë ndaras, e dini ju të gjithë. Nuk është në ekip, ai është drejtor edhe pa qenë ky ministër.

DugolliS’un ia cakton.

BerishaUnë ia caktoj se ia kemi caktu gjithherë. Mundem me ia caktu edhe ti rri mirë. Hajde ecni, s’keni nevojë hiç me ardhë… Ju kam thirrë ndaras.

Pasi Sveçla nisi t’i replikonte, Berisha vazhdoi:

Zoti Cfeklla, dëgjom, mos më shit mend. Hajde ec!“.

LEXO EDHE:

Back to top button