Zuckerberg po largon mijëra punonjës tjerë nga puna, njoftimet priten që sot

Zuckerberg po largon mijëra punonjës tjerë nga puna, njoftimet priten që sot

Mijëra largime nga puna priten te Meta, e cila po zbaton planin për të shkurtuar 10 mijë vende pune.

Meta u tha punëtorëve të Amerikës së Veriut që të punojnë nga shtëpia të mërkurën, ndërsa zyrtarët përgatiten për një raund të dytë pushimesh nga puna, deri në 4,000.

Administrata u tha drejtuesve se njoftimet nga puna, pjesë e planit të shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg për efikasitet më të madh, do të bëhen sa më shpejt të mërkurën, raportoi Bloomberg News.

Shkurtimet kanë të bëjnë me të gjitha mediat sociale të platformës, si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe gjithashtu divizionin e realitetit virtual Reality Labs.

Një punonjës e krahasoi situatën me serialin e njohur të filmave “Lojërat e urisë”. “Këtu do të ketë Lojëra të Urisë”, shkroi ai në aplikacionin e mediave sociale Blind.

LEXO EDHE:

Back to top button