Zuckerberg pranoi se ku gaboi me Facebook dhe Instagram

Ndryshimi erdhi me TikTok – përdoruesve nuk u tregohet më ekskluzivisht përmbajtja e njerëzve që ndjekin, por vetëm përmbajtja më e mirë dhe qesharake.

Bëhet e ditur se së fundmi Facebook-u është në telashe të mëdha, gjë që mund ta shohim nga rënia e numrit të përdoruesve, por edhe nga gjendja e bursës, ku humbën qindra miliarda dollarë këtë vit. Në një intervistë të fundit, Mark Zuckerberg shpjegoi se cili mund të jetë shkaku i këtyre problemeve dhe pranoi gabimin e tij në lidhje me strategjinë e kompanisë.

Disa vite më parë, Zuckerberg ishte i bindur se përdoruesit dëshironin që Facebook të bëhej një platformë sa më personale që të ishte e mundur, domethënë, përmbajtjet e postuara nga miqtë dhe të afërmit e tyre do të shfaqeshin në burimet e tyre. Sot është e qartë, siç e pranoi ai vetë, se kjo ishte një mënyrë krejtësisht e gabuar e të menduarit.

Rezulton se përdoruesit duan përmbajtjen më të mirë dhe cilësore, dhe nuk ka rëndësi se kush e publikon atë përmbajtje. Këtë e kuptuan me kohë në TikTok, prandaj popullariteti i këtij rrjeti po rritet vazhdimisht, ndërkohë që përdoruesit dalëngadalë po largohen nga Facebook. Edhe pse Meta e Instagram-it u përpoq të ndryshonte algoritmin për të qenë më shumë si TikTok, përdoruesit nuk ishin të lumtur sepse nuk duan që rrjeti të bëhet thjesht një kopje e TikTok.

Zuckerberg thekson se në fillim, TikTok nuk përshtatej me “modelin social” të tij dhe ndihej më shumë si një version më i shkurtër i YouTube. Sot, ai thotë se është e rëndësishme që Meta të krijojë një algoritëm që do t’u rekomandojë përdoruesve përmbajtje të ndryshme argëtuese, por ndryshe nga TikTok, ai nuk dëshiron të fokusohet vetëm në video, por edhe në foto dhe përmbajtje tekstuale.

“Ndonjëherë dua vetëm të shikoj video, por shpesh dua vetëm gjërat më të mira,” shpjegoi ai në një intervistë me Stratechery.

LEXO EDHE:

Back to top button