Zv. kryeministri i parë, Stoillkoviq i bën thirrje kompanive të vendit t’i ndihmojnë Serbisë për dalje nga kriza me derivatet

Zv. kryeministri i parë, Stoillkoviq i bën thirrje kompanive të vendit t’i ndihmojnë Serbisë për dalje nga kriza me derivatet

Zëvendëskryeministri i parë, Ivan Stoillkoviq i bën thirrje kompanive të vendit që të shfrytëzojnë rastin në Serbi për t’u futur në tregun e derivateve dhe t’i ndihmojnë asaj për dalje nga kriza. Këto komente ai i bëri ditë më parë gjatë nënshkrimit të memorandumit për shkëmbim tregtar me Qeverinë e Serbisë.

“Shpresoj që kompanitë maqedonase do ta gjejnë interesin e tyre në gjendjen momentale dhe ta plasojnë atë që mund ta plasojnë në tregun serb. Aty është tregu i hapur sidomos tani kur bëhet fjalë për derivate të naftës”, tha Ivan Stoilkoviq, Zëvendëskryeministër për Sistem Politik.

Qeveria nuk ka pasur asnjë reagim për deklaratën e Stoilkoviqit që po perëndon të nxjerrë Serbinë nga kriza me naftën, përkatësisht nga sanksionet amerikane ndaj Rafinerisë NIS. Një koment nuk pati as nga partneri më i madh strategjik, Ambasada e SHBA-ve në Shkup se si Qeveria e Maqedonisë së Veriut toleron një veprim të tillë në kundërshtim me masat amerikane kundër oligarkëve rus në Beograd. Ndërkohë opozita e ka vlerësuar si pjesë të agjendës që vendi të hy edhe më thell në botën serbe. Sipas BDI-së, Qeveria duhet të distancohet nga deklaratat e Stoillkoviqit.

“Në vend që të harmonizohet me politikat euroatlantike, Stoillkoviq u bën thirrje kompanive maqedonase të hyjnë në një treg të ekspozuar ndaj sanksioneve dhe ndikimit rus. Kjo qasej është e rrezikshme dhe në kundërshtim më interesat strategjikë të vendit. BDI kërkon që Qeveria të distancohet menjëherë nga kjo qasje dhe të qëndron fuqishëm në linjën e SHBA-ve dhe BE-së”, thonë nga BDI.

Pas vendimit për sanksione ndaj rafinerisë NIS ku në Serbi u krijua krizë për derivate, Qeveria në Beograd akoma nuk ka marr një vendim nëse rafinerinë do ta çon në falimentim ose jo. Në kundërshtim me masat, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka lejuar që Banka Popullore Serbe të pranon para nga transaksionet e oligarkëve rus, veprim që sipas SHBA-ve duhet dënuar dhe mund që sanksionet të zgjerohen edhe më tej, përkatësisht sanksione të reja ndaj Bankës Popullore. NIS është rafineria më e madhe në Serbi. Pjesën më të madhe të aksioneve në të i kanë Gazpromi dhe Gazprom Neft-i. Javën e kaluar Serbia i dha afat oligarkëve rus 50 dit t’i shesin aksionet, në të kundërtën Qeveria do të detyrohet të ndërmerr veprime të njëanshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button