Zyrtare, Deshamp vazhdon me Francën deri më 2026

Ëndrra e Zinedin Zidan për të drejtuar kombëtaren franceze është shuar. Tashmë është zyrtare se Didie Deshamp do të qëndrojë në krye të kombëtares franceze deri në vitin 2026. Federata transalpine ka njoftuar rinovimin e kontratës së teknikut francez deri në vitin 2026.

Deshamp ka fituar Kupën e Botës 2018, ku gjithashtu në Katar 2022, ai shkoi në finale dhe u mposht nga Argjentina pas goditjeve të penalltive.

Federata franceze ka shprehur besim të plotë te Deshamp, duke i dorëzuar kështu çelsat e kombëtares.

LEXO EDHE:

Back to top button