ОЕМ: Nuk jemi në gjendje të parashikojmë humbjet e së dielës si ditë jo pune

Oda ekonomike nuk është ende në gjendje të bëjë ndonjë parashikim në lidhje me humbjet e mundshme, me të cilat mund të përballet ekonomia, nëse e diela deklarohet ditë jo pune. Sipas Daniela Mihajlovska-Vasilevska, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë në emisionin e sotëm në “Magazina Ekonomike” në Alsat, ata apelojnë për një miratim sa më të shpejtë të zgjidhjes ligjore në bazë të së cilës do të jenë në gjendje të paraqesin projeksionet e tyre.

- Advertisment -

Kërkesa jonë themelore është që të kemi zgjidhjen e parë ligjore, pastaj të hapim një debat të gjerë, dhe në atë debat të vendosim argumentet – pro dhe kundër. Në kushtet e krizës me koronë, kur ka sektorë që nuk kanë punuar me muaj, për të bërë një zgjidhje të tillë mendoj se është përtej çdo logjike ekonomike. Së treti, nëse e diela bëhet një ditë jo pune, atëherë të ketë një aplikim të shtyrë prej një ose dy vitesh, në mënyrë që të bëhen analiza dhe përshtatje”, thotë Mihajlovska-Vasilevska.

LEXO EDHE:

Back to top button