​Dy nga të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj nisen drejt Turqisë

Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes dy nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj janë nisur drejt Turqisë ku do t’i trajtojnë plagët.

Kështu bëri të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj.

“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjeret janë në pritje të nisjes. E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar”, ka shkruar Zemaj në “Facebook”.

Ndërkohë ai ka thënë se pacientët e tjerë po marrin trajtimin nga institucionet shëndetësore në Kosovë.

“Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”, shkruan Zemaj

LEXO EDHE:

Back to top button