Twitter ia mbyll llogarinë e Donald Trump, bllokim edhe nga Facebook

Media sociale Twitter ka pezulluar për 12 orë llogarinë e Donald Trump pas trazirave që ndodhën në Capitol Hill të SHBA-së, e ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u arrestuan 52.

Sipas medias sociale, Donald Trump ka bërë shkelje të përsëritura e të rënda të politikës të Integritetit Civil në tre postimet të tij. Po ashtu Edhe Facebook ka bërë të ditur se do të ndalojë postimet nga faqja e Trump.

“Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale.

Gjithashtu Twitter ka paralajmëruar se nëse Trump nuk fshin këto tre postime problematike, atëherë llogaria e tij do të mbyllet përfundimisht.

 

LEXO EDHE:

Back to top button