​LDK-ja brenda 60 ditëve do të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë e re

Lidhja Demokratike e Kosovës brenda 60 ditëve do të rizgjedh kryetarin dhe kryesinë e partisë, pas dorëheqjes së sotme të Isa Mustafës dhe thirrjes së Kuvendit të LDK-së për rilegjitimim të strukturave drejtuese. Një ditë pas rezultateve zgjedhore, ku LDK-ja u rendit e treta, kryetari në dorëheqje, Isa Mustafa tha se bartë përgjegjësi objektive për rezultatin, siç e cilësoi zhgënjyes të LDK-së.

Shenj të respektimit të votës dhe hapjes së rrugës të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së, unë sot e kam njoftuar kryesinë se do të thërras Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së për një periudhë të shkurtë kohore. Me statut i kemi 60 ditë që të bëjmë këtë, por do ta bëjmë shumë më shpejtë në mënyrë që LDK-ja të ketë shumë shpejtë kryetarin e ri. Në ndërkohë do t’i bëjmë gjitha përgatitjet që ky proces të kryhet me sukses. Unë vlerësojë se barti një përgjegjësi objektive si kryetar i LDK-së për këtë që na ka ndodh, pa marrë parasysh se vet nuk kam qenë në proces të zgjedhjeve. Por dua të ruaj LDK-në të fuqizohet dhe rikthehet si forcë e rëndësishme politike sepse i nevojitet Kosovës dhe na nevojitet neve”, tha Mustafa.

Pavarësisht kësaj, Mustafa tha se ende nuk dihet kush do ta pasojë atë në postin e kreut të LDK-së. Por shtoi se LDK duhet të gjejë një kandidat ose do të ketë konkurrencë ndërmjet tyre për kryetar të partisë.

Nuk kemi tani, do t’i bëjmë përgatitjet për këtë arsye nuk kemi shku me formalizu këtë proces. Do të ulemi shpejt do të analizojmë dhe do të shohim se çfarë interesimi ke për kryetar të LDK-së, pasi kemi pas interesime edhe përpara. Ta përfundojmë këtë proces dhe ta gjejmë të themi një kandidat, ose të kemi konkurrencë ndërmjet kandidatëve që procesi të shkojë më mirë”, tha ai.

I pyetur se a mund të ketë ndikuar largimi i Vjosa Osmanit në rezultatin e LDK-së në, Mustafa tha se nuk mund ta shpjegojë këtë, pasi nuk e kanë pritur një rezultat kaq të keq për LDK-në.

“Rezultati është shumë i keq për LDK-në, është një rezultat që nuk e kemi prit fare edhe nga takimet që i kemi pasur në teren edhe nga puna që e ka bërë kandidati ynë për kryeministër, zotëri Hoti. Vlerësojmë që ka bërë një punë të mirë, mjaft të suksesshme, ku ka prezantuar programin qeverisës ashtu siç duhet dhe ka komunikuar me anëtarësinë e LDK-së, por vota e qytetarëve është ajo që respektohet… Atë që e shoh tani nuk mund të shpjegojë se kemi një gjendje që nuk është sprovuar akoma dhe nuk e kemi pas kurrë të kemi ndryshime të tilla për një periudhë të shkurtër kohore. Mirëpo prapë mbetet çështje e frymës, qytetarëve dhe të presim çka mund të ofrojë qeveria e re këtij vendi. Është një proces që është shku në rregull, nuk kemi vërejte, por vota është vullnet e qytetarit”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button