​Nicholas Giacobbe me thirrje deri te qytetarët: Demokracia s’është sport spektatorësh, dilni votoni

​Nicholas Giacobbe me thirrje deri te qytetarët: Demokracia s’është sport spektatorësh, dilni votoni

I ngarkuari me punë pranë Ambasadës amerikane në Prishtinë Nicholas Giacobbe u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin të votojnë në zgjedhjet e sotme komunale.

Në një postim në Twitter, diplomati amerikan ka kujtuar se u takon qytetarëve që me votën e tyre të zgjedhin udhëheqësit komunalë.

“Demokracia nuk është një sport spektatorësh. Ndërsa Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është pjesë e përpjekjeve të vëzhgimit ndërkombëtar, në fund të fundit, ju takon juve, kosovarë, të bëni zërat tuaj të dëgjohen dhe të zgjidhni udhëheqësit komunalë që ndajnë përparësitë tuaja. Bëni pjesën tuaj. Dilni dhe votoni”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE:

Back to top button