10-vjeçari telefonoi Policinë, kërkoi ndihmë për zgjidhjen e një detyre matematikore

10-vjeçari telefonoi Policinë, kërkoi ndihmë për zgjidhjen e një detyre matematikore

Autoritetet amerikane i erdhën në ndihmë një 10-vjeçari pasi telefonoi Policinë për t’i ndihmuar në zgjidhjen e detyrave matematikore, ka shkruar Upi.

Zyra e sherifit njoftoi se pranoi një thirrje ku u paraqit një fëmijë që kërkoi t’i ndihmonte në detyra pasi as familjarët s’i kishte të mirë në matematikë.

Policia tha se i shpjeguan 10-vjeçarit që nuk ishte ai vendi i duhur për këto çështje, por njëri zyrtar pranoi që të dëgjonte detyrën.

Chase Mason tha se ka një djalë të kësaj moshe dhe pranoi ta ndihmonte telefonuesin.

Si përfundim, problemi matematikor u zgjidh.

LEXO EDHE:

Back to top button