100 ditë nën ujë, në emër të shkencës

100 ditë nën ujë, në emër të shkencës

Një shkencëtar amerikan ka thyer rekordin për kohën me të gjatë të të jetuarit nën ujë. Joe Dituri, veteran i marinës amerikan njoftoi se kishte kaluar 73 ditë në det dhe ka synim që në emër të shkencës, të kalojë gjithsej 100 ditë në thellësi. “Jam i përulur që kurioziteti im për zbulim më ka çuar këtu. Qëllimi im që nga dita e parë ka qenë të frymëzoj, jo vetëm për brezat që do të vijnë, por për shkencëtarët në mbarë globin që studiojnë jetën nën det dhe se si funksionon trupi i njeriut kur ndodhet në mjedise ekstreme. Dhe ndërsa thyerja e rekordit botëror është një moment historik emocionues, misioni im nuk mbaron këtu. Kam edhe 23 ditë të tjera nën det për të kryer kërkime”, thekson Dituri. Ai pritet të kthehet në sipërfaqe më 9 qershor të këtij viti, ku do t’i nënshtrohet një ekzaminimi të thelluar nga një ekip mjekësor për të mësuar më shumë si reagon trupi i njeriut ndaj një mjedisi të tillë.

LEXO EDHE:

Back to top button